Vëndohet gurthemeli i Kolektorit për pastrimin e ujrave fekal

Të dilën  në mënyrë solemne në Komunën e Sarjit është vënduar gurthemeli i kolektorit për pastrimin e e ujrave fekal për vendbanimet Gullmovë, Shishovë dhe zona ekonomike Saraj. Ky projektë kap vleren reth 800 mijë euro dhe është investim i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë , respektivisht ministris së ambientit dhe planifikimit hapsinorë, ndërsa i njejti pritet të përfundojë në fund të vitit 2012.Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, në fjalimin e tij përpara banorëve të këtyre vendbanimeve dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë u shpreh se kjo ka qenë një nevojë e kahmotshme e banorëve të këtyre vendbanimeve . “Tani jemi në fazën përfundimtare në të cilën është duke u realizuar projekti për instalimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Shishovë, Gullmovë dhe Gërçec, dhe kjo ishte një domosdoshmëri e pashmangshme që të realizohet, stacioni filtrues. Për zhvillimin e resurseve që ka Komuna e Sarjit ka për obligim që të krijojë kushte  për mbrojtjen e ambientit ekologjik pasiqë komuna jonë është e pasur me burime të shumta natyrore të cilat i kemi për obligim që ti mbrojmë.”ka thënë Bexheti.  Ministri i Ekologjisë Nexhati Jakupi, në fjalimin e tij në vënien e gurthemelit të koleltorit filtrues tha se digasteri që drejton ai në periudhën e ardhshme do të ndërtojë edhe katër kolektorëve tjerë dhe atë në vendbanimet Llokë, Krushopek Matkë dhe Shishovë.Në këtë solemnitet përveç misafirëve të shumtë , ishin të pranishëm edhe ministri i punës dhe politikës sociale , Xhelal Bajrami si dhe deputetët Femi Jonuzi dhe Nazif Bushi.   

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}