Shkup, 6 prill – Në mënyrë solemne në fshatin Gllumovë të Komunës së Sarajit sot është bërë vendosja e gurëthemelit të xhamisë së re . Në këtë solemnitet përveç autoriteteve të larta fetare i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti. Në fjalimin e tij përpara banorëve të Gllumovë kreu i komunës përgëzoi ato për iniciativën që kanë marë për ndërtimin e Xhamisë së Re dhe u premtoi se institucioni që drejton ai gjithmonë do tu del në ndihmë banorëve.“Kam nderin që të mar pjesë në një solemnitet në të cilin vëndohet gurthemeli i një tempulli të shenjtë në të cilin besimtarët mysliman do të mund ti kryejnë obligimet e tyre fetare. Ndërtimi i kësaj xhamie është investim në ardhmërinë tone, në edukimin e gjeneratave të reja në frymën e mirëfilltë islame. Komuna që drejtoj unë gjithmonë do të jetë në ndihmë projekteve që kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes kulturore dhe fetare në të gjithë territorin e komunës së Sarajit”, deklaroi kryetari i komunës, Blerim Bexheti. Në vënien e gurëthemelit ishte i pranishëm edhe Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, Sulejman efendi Rexhepi i shoqëruar nga myftiu i Shkupit, Gostivarit dhe Kërçovës.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}