Saraj,18 dhjetor–Në prezenc të kryetarit të komunës Blerim Bexheti, zëvenndëskryeministrit Abdilaqim Ademi, dhe ministrit të punës dhe politikës sociale Xhelal Bajrami, në Komunën e Sarajit është vënë gurthemeli i çerdhes në Saraj. Kreu i kësaj komune u shpreh se kjo është nevojë e kahmotshme e banorëve dhe një ndër premtimet kryesore në platformën tonë parazgjedhore. “Ky ishte një ndër premtimet tona parazgjedhore dhe përfunidmisht ne si komunë do të kemi një çerdhe sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo ishte një nevojë e kahmotëshme e banorëve të Sarajit sepse është e pamundur që një komunë e cila graviton në kryeqendër të mos ket çerdhene e saj . Me ndërtimin e kësaj çerdhjeje banorët e komunës tonë nuk do të kenë nevojë që fëmijët e tyre ti dërgojnë deri në kryeqendër dhe duke filluar nga viti 2010, të gjithë fëmijët do të kenë folen e tyre në komunën e Sarajit”,ka thënë kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti, duke shtuar se vetqeverisja locale ka marë për obligim që të rregullojë të gjithë infrastrukturën dhe rregullimin e parkut përreth çerdhes. Ministri i punës dhe politikës sociale ka thënë se synim i institucionit që drejton ai është hapja e çerdheve nëpër të gjitha komunat rrurale. Çerdhja e re ka sipërfaqe prej rreth gjashtëqind metra katrorë ndërsa punimet do të përfundojë gjatë vitit 2010.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}