Kryetari i Komunës së Sarajit z.Iljas Veseli sëbashku me Shefin e Kabinetit z.Sefi Shabani dhe Zëdhënësen e Komunës Znj.Shpresa Çilafi morën pjesë në 5 vjetorin e themelimit të shoqatës “SOS-VITA”.
Në fjalimin e tij kryetari z.Iljas Veseli tha se e ndjenë si përgjegjësi morale përmirësimin e kushteve për këta persona dhe se në një të ardhme të afërt duke dëgjuar zërin e tyre, do të përkushtohemi në maksimum që të ndërtojmë një qytet ku ç’do individ ka mundësinë të zhvillojë plotësisht potencialin e tij, duke ndikuar në zhvillimin e aksesit të plotë në ndërtesa publike, infrastrukturë, rritjen e shërbimeve mbështetëse në arsim, krijimin e mundësive për punësim etj..
Kryetari, gjithashtu i falemderoi për kontributin dhe përkushtimin e tyre, duke i ftuar për bashkëpunim edhe të mëtutjeshëm!