Me ftesë të Rektorit të Univerzitetit “Nënë Tereza” Prof. Dr. Izet Zeqiri, sot kryetari z. Blerim Bexheti ishte prezent në Ceremoninë e Absolventiadës të gjeneratës 2021-2022 në Shkup.
Në fjalën e tij të rastit kryetari i uroi absolventët për përmbylljen e një kapitulli shumë të rëndësishëm në jetën e tyre dhe ju dëshiroi që sukseset ti percjellin ato edhe më tutje në ngritjen e tyre profesionale.
Gjithashtu kryetari e përgëzoi Rektorin dhe gjithë stafin për punën e tyre të pa lodhshme dhe shtoi se nuk kemi dyshim që edhe më tej ky univerzitet do të nxjer kuadro profesional që do të ndërtojnë të ardhmen e kombit dhe vendit tonë.