Asfaltohet rruga kryesore në Arnaqi

 

Në, vendbanimin Arnaqi e Poshtme, u bë përurimi I asfaltimit të  rrugës kryesoree.  Projekti tërësishtë është mbështetur dhe realizuar nga Komuna e Sarajit, I cili është në gjatësi prej dy mij metra  dhe kap vlerën  5 milion denar. Në mbështetje të realizimit të projekteve infrastrukturore në Komunën e Sarajit, ishte edhe Ministri i Drejtësis Blerim Bexheti, Nënkryetarja e parlamentit Suzana Saliu dhe Drejtori I Postave të Maqedonis Rafis Haliti.

Kryetari I kësaj komune Bekim Murati tha se gjendja e kësaj rrruge u konstatua se është shumë e vështirë të kalohet si për këmbsorët ashtu edhe për automjetet, dhe ne vendosëm tërësisht ta asfaltojmë.

 

“. Ishte vlersim se kjo rrugë duhet të asfaltohet, dhe ne ju përgjigjëm pozitivishtë kësaj nevoje të banorëve të Arnaqisë. Tani më banorët e këtij vendbanimi do të kenë lëvizje më të lirë me automjetet e tyre. Vlera e përgjithshme e këtij investimi është 5 milion denarë, investim I tërësishëm nga buxheti I Komunës, ndërsa është në gjatësi prej dy mij metra”, dekalroi Kryetari I Komunës Bekim Murati.

 Murati thotë se Komuna e Sarajit për meremtimin dhe asfaltimin e rrugëve nëpër vendbanimet e Komunës së Sarajit, nga planifikimet e buxhetit ka ndarë reth 12 milion denarë. Deri më tani nga marja e mandatit kryetari Murati ka realizuar disa projekte në përmisimin e infrastrukturës rrugore, duke asfaltuar dhe meremetuar disa rrugë në vendbanime të Komunës së Sarajit. 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}