Demant për kërkim falje deri tek portalet: Fol.mk, Ina-online.net dhe Shqip.republika.mk

Demant për kërkim falje deri tek portalet: Fol.mk, Ina-online.net dhe Shqip.republika.mk

Si institucion komunë, demantojmë lajmet e rejshme që qarkullojnë për një furnizim të tepruar të derivateve të naftës për vitin 2024.

Këto pretendime nuk mbajnë dhe janë krejtësisht të pabaza! Në komunën e Sarajit ka një furnizim publik të rregulluar dhe të mirë-monitoruar, ndërsa për rastin në fjalë sqarojmë para opinionit se është kryer furnizim grupor për derivatet e naftës, jo vetëm për nevojat e komunës së Sarajit, por në bashkëpunim me Ndërmarjet të cilat funksionojnë në kuadër të komunës (ku bëjnë pjesë 7 vetura zyrtare të komunës, 6 kamiona për grumbullimin e mbeturinave, 2 kamiona-fshesë, 1 traktor për mirëmbajten dhe pastrimin e bimësisë pranë rrugëve, 1 kamion për nevojat e ndriçimit publik dhe autobusi për transportin e nxënësve nëpër shkollat fillore të komunës së Sarajit).

Sa i përket shpenzimeve për derivatet e naftës për vitin 2024 në komunën e Sarajit janë shpenzuar 523.348 denarë ose 8.523 eu.

Gjithashtu për mirëmbajtjen e veturave zyrtare të komunës së Sarajit gjithsej janë shpenzuar 528.683 denarë ose 8.610 eu.

Për më shumë detaje në shtojcë mund ta gjeni edhe kontratën e furnizimit publik për derivatet e naftës (0801-466/13) ndërmjet Komunës së Sarajit, Ndërmarjes Publike Komunale – Saraj, Ndërmarjes Publike AKCIOS dhe Pucko Petrol, të cilën mund ta gjeni edhe në faqen zyrtare byrosë për furnizime publike.