Të nderuar bashkëqytetarë të komunitetit boshnjak, në emër të Kryetarit Blerim Bexheti, në emër të këshillit dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Sarajit, ju dërgojmë urimet më të sinqerta me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Komuna e Sarajit do të vazhdojë të ndërtoj ura bashkëpunimi ndërmjet të gjithë pjesëtarëve të bashkësive etnike në territorin e saj duke respektuar diversitetin dhe traditat kulturore.