Kryetari Blerim Bexheti priti në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Shkup, Shkëlqesinë e tij z. Andras Klein
Në këtë takim kryetari prezantoi para ambasadorit gjendjen e komunës së Sarajit dhe tema diskutimi kryesisht ishin mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe turizëm.
Komuna e Sarajit mbetet e hapur për bashkëpunime me partnerët ndërkombëtar që ndihmojnë në realizimin e projekteve që ofrojnë jetë cilësore për banorët e komunës sonë dhe më gjër.