Sot, kryetari i Komunës, z. Ilas Veseli i shoqëruar nga këshilltari i tij, z. Sani Saidi dhe shefja e protokollit, znj. Isra Sallahi u mirëpritën në takim nga Ambasadorja e Zvicrës, shkëlqesia e saj znj. Veronique Hulmann.
Në këtë takim u vendosën kontaktet e para dhe u bisedua në lidhje me bashkëpunimet e mundshme në disa fusha në kuadër të programeve për mbështetje të cilat i zhvillon në vazhdimësi Ambasada e Zvicrës në vendin tonë. Gjithashtu, u dakordua që takimet të vazhdojnë edhe në nivel të sektorëve dhe të shihen mundësitë për realizim të ndonjë projekti të përbashkët në të mirën e qytetarëve në të ardhmen.