Kryetari i Sarajit Bexheti dhe ministri Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi vizituan shkollën fillore periferike Dituria në Lubinë

Kryetari i Sarajit Bexheti dhe ministri Arsimit dhe Shkencës  Arbër Ademi vizituan shkollën fillore periferike Dituria në Lubinë

Në shkollën fillore periferike “Dituria”, në Lubin arsimi nëntë vjeçar do të zhvillohet në gjuhën boshnjake. Për këtë çështje sot në këtë shkollë kanë qëndruar për vizitë kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ku kanë uruar komunitetin boshnjak që fëmijët e tyre do të mësojnë në gjuhën boshnjake.

Kryetari Blerim Bexheti, u shpreh se komuna e Sarajit, çdoherë ka mbështetur komunitetin boshnjak në Saraj, që edhe ata mos të ndjehen inferior nga pushteti lokal, duke shtuar se komuna dhe shkolla një kohë të gjatë kanë punuar me MASH që fëmijët boshnjak të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

“Komuna e Sarajit, gjithmonë do të përkrah komunitetin boshnjak në arritjen e qëllimeve dhe synimet të tyre, ne kemi pasur vullnet politik dhe do të vazhdojmë të punojmë për t’i mbrojtur të drejtat e komunitetit boshnjak në komunën tonë. Të gjithë ato që kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë në këtë shkollë kanë dëshmuar se kanë kualitet dhe që janë shumë të organizuar, un dhe administrata e komunës së Sarajit gjithmonë do të jetë në dispozicion për t’u ndihmuar”, u shprehe Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit.
Kryetari Bexheti dhe ministri Ademi përshëndetën të gjithë të pranishmit, vizituan filloristët si dhe ju dhuruan çanta dhe mjete shkollore nxënësve të klasës së parë.