Sot kryetari z.Blerim Bexheti kishte kënaqsi që me rastin e festave të fundvitit të vizitojë kopshtin “Flutura” në Kondovë, ku përcolli nga afër programin e përgaditur me poezi dhe valle. Gjithashtu kishte kënaqësi që të gëzojë me nga një pako fëmijët të cilët qëndrojnë në këtë çerdhe.