Në komuën e Sarajit mbjellen 20 mijë fidanë

 Komuna e Sarajit së bashku me komunën e Hanit të Elezit nga Republika e Kosovës të martën në mënyrë simbolike në zonën ndërkufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës kanë bërë mbjelljen e fidanëve , në kuadër të projektit “mbylle ardhmërinë tënde”. Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe ai I Hanit të Elezit Rufki Suma , kanë shfrytëzuar takimin për të biseduar edhe për bashkëpunimin ndërkomunal në mes komunave të cilat gjenden në vijën kufitare. Të dy bashkbiseduesit kanë ndgritur iniciativën për hapjen e një vendkalimi kufitarë mes Repubkikës së Kosovës dhe Maqedonisë dhe atë në vendbanimet Radushë dhe Gorancë. Të dy kryetarët hapjen e vendkalimieve kufitare e kanë vlerësuar si nevojë të kahmotshme për shkak të lidhjeve familjare, si dhe për ngritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy Komunave. Pas mbjelljes së fidanëve në mes të zonës kufitare  Maqedoni- Kosovë, në vendkalimin Bllace, aksioni për mjelljen te fidanëve ka vazhduar edhe në vendbanimet e  Komunen e Sarajit përkatësisht në shpatin e malit të Thatë në fshatin  Kopanice. Qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve të larta shtetërore dhe politikanë iu bashkëngjitën aksionit të mbjelljes së fidanëve, nën slloganin ‘Rritemi së bashku’. Gjatë ditës së sotme u mbollën rreth 7,5 milion fidanë në 100 vende të ndryshme të vendit. Zjarret e shumta që përfshinë pyjet gjatë viteve të fundit në Maqedoni, janë arsyeja kryesore për fillimin e aksionit të mbjelljes së fidanëve. Deri më tani nga 2008-a, janë mbjellë rreth 20 milion fidanë kurse për aksion e fundit nga buxheti janë investuar 50 milion denarë.. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}