Në kuadër të aktiviteteve në përkujtim të 60 vjetorit të tërmetit në Shkup, të cilat organizohen nga UNDP me moton “Solidariteti, për t’u përballur me sfidat e zhvillimit të sotëm”, sot Sekretari i Komunës së Sarajit z. Qamil Kovaçi bashkë me kryetaren e Qytetit të Shkupit znj. Danella Arsovska, Ambasadoren e Republikës së Greqisë znj. Sophia Philippidou dhe zv. Drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim z. Zulfiqar Zejnullai i ndjekën nga afër ushtrimet për kërkim-shpëtim nga rrënojat, të cilat u zhvilluan në Qendrën Sportive dhe Rekreative Saraj, ku morën pjesë:
• Ekipi për Kërkim dhe Shpëtim nga Rrënojat – Drejtoria për Mrojtje dhe Shpëtim,
• Ekipi për Kërkim dhe Shpëtim nga rrënojat – Brigada e Zjarrfikësve të Republikës së Greqisë,
• Ekipi nga njësia territoriale e zjarrfikësve të qytetit të Shkupit,
• Ekipi i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komuna e Sarajit kishte nderin që të jet nikoqir i këtij eventi shumë të rendësishëm dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen me përkrahjen e aktivitete të këtilla.