Me përkushtimin e Kryetarit, administratës dhe këshillit komunal, që nga fillimi i mandatit Komuna e Sarajit vazhdon të shënon rritje në realizimin e buxhetit.
Për vitin 2022 realizimi i buxhetit të Komunës së Sarajit është 115.000.000 denarë ose 80% i të hyrave vetanake të planifikuara.
Gjithashtu në këtë periudhë edhe Ndërmarja Publike Komunale ka ndjekur trendin duke shënuar rritje në realizimit e të hyrave.
Apelojmë deri tek qytetarët që të vazhdojnë me pagesën e detyrimeve komunale pasi që rritja e arkëtimit të taksave dhe tatimeve në përgjithësi janë instrumenti kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe hapin mundësi për realizimin e projekteve kapitale të finansuara me mjete vetanake.