Saraj

Saraj

Eshte fshati më i madh për nga numri i popullsisë në rrethinën e Dêrvendit.Fshati është me populate shumnacionale .Sipas një shënimi gazetaresk ,emri i tij vjen nga fjala Seray,pronë ose obor I Pashës(pushimore). Sesa i vjetër është si ojkonim dëshmon xhamija e fshatit që është ndërtuar më 1480 nga pronarja e quajtur Hisnishah.

Në oborrin e sa ka pasur një han (sot i asgjësuar).Tani pranë saj ekziston vetëm një teqe (teqe të tilla ka pasur në shekullin XVII). Një gojëdhënë dervenase flet se gati gjysma e sipërfaqes së fshatit kishte qenë tokë e papunuar në kohën osmane dhe kishte qenë tokë moçalike e njëfarë Hamit Qehaja,i cili këtë sipërfaqe e kishte shfrytëzuar vetëm si kullosë dhensh e kafshësh tjera të imëta  .Në aspektin gjeodezik,ka një siperfaqe 16.787 hektarësh.Sa i përket popullates shqiptare ,pjesa dërmuese janë dërvensa dhe shumica e mëhallëve mbajnë emrat e mëparshëm prej nga kan ardhur.

Pas çlirimit,gjer në vitin 1980,këtu gravituan në mënyre masive dërvenasit dhe tani këtu ka nga të gjitha fshatrat. Këtu ka edhe shqiptarë nga Kosova(rrethi i Prizrenit) e nga rrethina lindore e Shkupit.Pra fjala Saraj do të thotë ndërtesa madhështore (pallat) ose vjen na persishtja Saray-oborr,e turqisht Seray(pallat) . (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}