Në kuadër të projektorit të USAID-it – për forcimin e kapaciteteve dhe shfrytëzimin e resurseve, sot u mbajt seanca informative nga kolegë për kolegë, me grupin e katërt të komunave, në të cilën paraqitje dhe prezantim mbajti Sekretari i Komunës së Sarajit, z. Imer Dervishi.
Përmes prezantimit shpalosi praktikat, përvojat dhe modelet e mira, për komunat tjera, të cilat tashmë zbatohen në Komunën e Sarajit, në fushën e përmirësimit të komunikimit të brendshëm.
Njëherësh, Komuna e Sarajit është në grupin e tretë të komunave dhe me krenari mund të konkludojmë se përmes bashkëpunimit me USAID-in, komunikimi i brendshëm është përmirësuar në masë të konsiderueshme përmes sjelljes së procedurës së shkruar për komunikim të brendshëm, e cila nga ana tjetër kontribuoi në rritjen e vlerësimit të përgjithshëm të institucioneve lidhur me transparencën dhe llogaridhënien, dhe jo vetëm.