Në parkun e Sarajit është zhvilluar “Olimpiada shkollore-Saraj 2013”. Në këtë olimpiadë fituesë ka dalë Shkolla fillore “Drita”, nga Rashçe, e cila ka fituar gjithsej dhjet medalje edhe atë 3 medalje të arta, 3 argjend 4 bronz, ndërsa gjithsej ka grumbulluar 38pikë. Vendin e dytë e ka fituar sh.f “Emin Duraku”, nga Bukoviçi, ku ka fitur 4 medalje të arta, një argjend dhe një bronz, kurse ka grumbulluar reth 30 pikë. Ndërsa, në vendin e tretë është kualifikuar sh.f “Bajram Shabani”, nga Kondova, e cila ka fituar 4 medalje të argjendit dhe 2 bronz, si dhe ka siguruar 20 pikë. Medaljet për vendet e fituara, në vend të Kryetarit të Komunës Bekim Murati, I cili ndodhet në udhtim zyrtarë, u ndanë nga Kryesuesja e Këshillit Komunal, Mevlude Iseni. Në këtë garë janë përfshirë për afërsishtë të gjitha llojet e sportit, duke filluar nga fudbolli, hendbolli dhe atletika. Në këtë Olimpiadë kanë marë pjesë të gjitha shkollat fillore të Komunës së Sarajit, me nga 4 nxënës. Komuna e Sarajit Olimpiadën Shkollore e organizon tradicionalishtë, për çdo fund vitë shkollore, duke llogaritur se kjo është motiv shtesë për nxënësit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}