Në bazë të nenit 46 të Ligjit për Planifikim Urbanistik (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë Veriore” Nr. 32/2020), Kryetari i Komunës së Sarajit, publikon:
SHPALLJE PUBLIKE
për aplikim për anëtarë të
Trupit pjesëmarrës për planifikim urbanistik të Komunës së Sarajit
- Lënda e Shpalljes Publike: Aplikacion për anëtarë të Trupit pjesëmarrës për planifikim urbanistik, i cili themelohet me qëllim që të sigurojë gjithëpërfshirje, pjesëmarrje dhe publicitet në procesin e planifikimit urbanistik në teritor të Komunës së Sarajit. Trupi pjesmarrës
përfaqëson të gjitha interesat dhe grupet e ndryshme të interesit në bashkësinë lokale, përcjell pikëpamjet, mendimet dhe nevojat e qytetarëve dhe personave juridik në procesin e planifikimit urbanistik, monitoron situatën e planifikimit duke ofruar iniciativa, udhëzime dhe sugjerime për përgatitjen e zgjidhjeve të planifikimit, ka një rol konsultativ në procedurën për përgatitjen dhe miratimin e planeve, rishikon programet e planifikimit dhe zgjidhjet e planifikimit të planeve urbanistike në versionin e tyre të punës. Trupi pjesëmarrës ka të drejtë të diskutojë të gjitha çështjet brenda kompetencës së njësisë së vetëqeverisjes lokale dhe mund të ndikojë në zgjidhjet e planifikimit dhe politikat e zhvillimit hapësinor duke paraqitur mendimet e tij para Këshillit të Komunës.2. Kushtet për pjesëmarrje në Trupin pjesëmarrës: Kërkesa për këtë Shpallje Publike mund të paraqitet nga të gjithë personat e interesuar që janë përfaqësues të bashkësive vendore dhe urbane, ose përfaqësues të organizatave joqeveritare nga segmente të ndryshme të jetës urbane, shoqatat e qytetarëve dhe aktivistët civilë nga Komuna Saraj që përfaqësojnë grupe të ndryshme të qytetarëve, qytetarë që janë ekspertë në fushën e planifikimit urbanistik dhe fusha të tjera profesionale thelbësore për planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Komunës së Sarajit.
- Dokumentet që parashtrohen:
– Aplikacion për anëtar të Trupit pjesëmarrës për planifikim urbanistik të Komunës së Sarajit (formulari i është bashkangjitur thirrjes)
– Biografi e shkurtër me një shpjegim të mënyrës në të cilën personi i interesuar konsideron se ai/ ajo do të kontribuojë në punën e trupit pjesëmarrës.
-Deklarata për dhënien e pëlqimit për mbrojtjen e të dhënave personale (formulari i bashkangjitet thirrjes)
– Deklaratë për pranimin e kushteve pas kësaj thirrje (formulari i është bashkangjitur thirrjes)
– Dëshmi përkatëse me shkrim për përmbushjen e kushteve për pjesëmarrje nga pika 2 e njoftimit publik (kopje)
4. Afati dhe vendi i dorëzimit të aplikacioneve: Aplikimet sipas Shpalljes Publike me dokumentacion të plotë të paraqiten në arkivin e Komunës së Sarajit ose me postë në adresën: Komuna e Sarajit, rruga ,, 1, nr. 36, Saraj , në periudhën nga 05.02.2021 deri në 05.03.2021.
Në aplikacion duhet të theksohet: ,, Aplikacion në bazë të shpalljes publike për anëtar të
Trupit pjesëmarrës për planifikim urbanistik të Komunës së Sarajit”.
- Mënyra e punës: Mënyra e punës dhe numri i anëtarëve të Trupit pjesëmarrës rregullohen me Rregulloren e Procedurës së Trupit Pjesëmarrës të miratuar nga Këshilli i Komunës së Sarajit.
Pjesëmarrja në punën e Trupit pjesëmarrës është mbi baza vullnetare dhe nuk parashihet kompenzim.
- Informacion shtesë: Personat, aplikimet e të cilëve do të pranohen, do të njoftohen me shkrim.
Personi i kontaktit: —————, tel. —————————-.
KOMUNA E SARAJIT
KRYETARI
Blerim Bexheti
Ekzemplarë aplikacioni shqip – maqedonishtDeklaratë shqip – maqedonisht