Në këtë takim komunës ju ofruan mundësi të reja për përmirësimin e shërbimeve postare dhe i shqyrtuam mundësitë për hapjen e pikave të reja postare në më shumë vendbanime të komunës tonë.
Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe zgjidhja e problemit me pikën në vendbanimin Kondovë, e cila për disa arsye ka pushuar me operimin e saj.
Me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Postës dhe komunës ne besojmë që në të ardhmen banorëve të komunës së Sarajit do tju ofrohen shërbime më efikase postare.