Sekretari i komunës z. Imer Dervishi gjatë fjalimit të tij mes tjerash tha: Për Komunën e Sarajit ky anëtarësim paraqet një nder të madh por njëkohësisht edhe përgjegjësi të madhe për realizimin e këtij aksioni, i cili në vetvete është shumë senzitiv dhe i ndjeshëm.
Prandaj zotohemi që Komuna e Sarajit, gjithmonë do të jep përkrahje të pa rezervë në zbatimin e këtyre inicijativave dhe programeve, që janë në interes të shoqërisë në tërësi.
Rritja e ndërgjegjësimit për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve është thelbësore për mirëqenien e tyre si dhe për të mirën e përgjithshme dhe e njëjta gjë mund të arrihet duke aplikuar mënyra dhe metoda të ndryshme.
Do t’i veçonim disa më kryesore;
– Fushata edukative, (seminare dhe punëtori në vetë shkollat) përmes të cilave do të merreshin informacione të dobishme për njohjen e simptomave si dhe mënyrat për t’i ndihmuar ato.
– vendosja e moduleve edukative për shëndetin mendor në vetë përmbajtjen e njësive mësimore, e cila përfshin mësimin e inteligjencës emocionale, meditimin, si dhe përdorimin e teknikave të menaxhimit të stresit.
-Krijimi i platformave ku fëmijët mund të hapen për mendimet dhe emocionet e tyre pa frikë apo paragjykim. Si dhe
– nëpërmjet fushatave sensibilizuese të opinionit, në formën e publikimit të videove informative, si dhe konsultimeve me ekspertë të fushës përkatëse.
Në interes të kohës do të doja të ndërpres, duke u dhënë mundësinë pjesëmarrësve të tjerë në forum, të cilët përmes përvojave, njohurive dhe shembujve të tyre personal do të kontribuonin ndjeshëm që ky forum të arrijë qëllimin e tij përfundimtar, që është ,,ndërgjegjësimi për shëndetin mendor,, me theks të veçantë tek të rinjtë.