Në bazë të nenit 52 paragrafi (1), (3) dhe (5) të Ligjit për nëpunës administrativ ( Gaz.Zyrtare e RM-së, nr. 27/14, 199/14, 48/15, 154/15, 5/16, 142/16, 11/18, 275/19, 14/20 dhe 215/21), Sekretari i Komunës së Sarajit, sjellë:
Vendim Për zgjedhjen e (1) realizuesi – kandidat për nëpunës administrativ për vendin e punës
Udhëheqës i Sektorit për punë juridike normative, punë profesionale administrative dhe të përgjithshme – mbikqyrje inspektuese lokale
- Për realizues në vendin e punës UPR 01 01 B02 000 Udhëheqës i Sektorit për punë juridike normative, punë profesionale administrative dhe të përgjithshme – mbikqyrje inspektuese lokale, zgjidhet kandidati Imer Dervishi.
I emruari do të jetë i punësuar në vendin e punës nga pika 1 pas plotfuqishmërisë të këtij vendimi, për të cilin do të sillet aktvendim i veҫantë për avancim.
Vendimi hyn në fuqi nga dita e sjellur.
A r s y e t i m
Komisioni për selektim për punësim sipas shpalljes interne, i formuar me Aktvendimin e Kryetarit të Komunës së Sarajit, me numër arkivorë nr.08-235/1 të datës 07.02.2022, në funksion të realizimit të procedurës për avancim të nëpunësit administrativ për kryerjen e punëve nga pika 1 të këtij vendimi, dhe në bazë të shpalljes interne për avancim të nëpunësit administrativ nr. 01/2022 shpallur më 01.02.2022 në veb faqen e Komunës së Sarajit dhe të Agjencionit për administratë, më 11.02.2022, realizoi procedurën e selektimit dhe intervistën për vendin e punës së lartpërmendur.
Pas realizimit të procesit të selektimit dhe intervistës, dhe mbledhjes së pikëve, komisioni përpiloi Procesverbal për selektim administrativ nr. 08-264/1 të datës 11.02.2022, Rang listë përfundimtare dhe listë me propozim për zgjedhje të kandidatit për punësim me numër: 08264/2 të datës 11.02.2022, për vendin e punës Udhëheqës i Sektorit për punë juridike normative, punë profesionale administrative dhe të përgjithshme – mbikqyrje inspektuese lokale. Në bazë të propozimit për punësim të kandidatit, Sekretari i Komunës së Sarajit kryen zgjedhjen si në dispozitivin e këtij Vendimi.
KËSHILLË JURIDIKE: Kundër këti Vendimi mund të dorëzohet ankesë deri te Agjencioni për administratë në afat prej tetë ditëve nga dita e shpalljes së vendimit në veb faqe të Komunës së Sarajit.