Vihet gurthemeli i shkollës së mesme në Saraj

Në prezenc të zëvenndëskryeministrit Musa Xhaferi, ministrit të arsimit Spiro Ristovski,  zëvendësi i tij Safet Neziri, zëvendëskryetarja e Kuvendit të RM-së Suzana Salihu, kryetari i komunës së Shkupit dhe të komunës Saraj, Koce Trajanovski dhe Bekim Murati, në komunën e Sarajit është vënë gurthemeli i shkollës së mesme në Saraj.

Ndërtimi i shkollës së mesme do të financohet nga Ministria e Arsimit. I gjithë investimi do të kushtojë rreth 40 milion denarë. “Lokaliteti është më i mirë, natyra, Zoti ka falur gjithë këtë bukuri natyrore dhe kushtet si ujin, malin dhe tokat përreth. Shpresoj dhe do të punojmë bashkë që vitin e ardhshëm mundësisht ky objekt të jetë funksional, që të mund nxënësit të gravitojnë nëpër shkolla të mesme”, tha Musa Xhaferri, zv/kryeministër.

Në këtë investim kanë ndihmuar edhe Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit të cilët kanë liruar ministrinë nga pagesa e shpenzimeve komunale. “Shkolla e mesme në Saraj do të jetë një godinë moderne sipas të gjitha standardeve evropiane. Shuma e përgjithshme investuese kap vlerën prej 40 milion denarë, investim ky i përbashkët i Ministrisë së Arsimit, Komunës së Sarajit dhe Qytetit të Shkupit”, tha Bekim Murati, kryetar i Komunës së Sarajit.

Shkolla e mesme në Saraj do të ketë kapacitet për rreth 700 shkollarë të mesëm ndërsa objekti është paraparë të ketë 8 klasa, 4 kabinete dhe një punëtori. Ende nuk janë caktuar drejtimet arsimore në këtë shkollë të mesme. Sipas ministrisë së arsimit, ato do të definohen më vonë, pasi të jenë bërë hulumtimet për nevojat e tregut të punës dhe sistemit arsimor.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}