Në komunën e Sarajit në mënyrë solemne të shtunën shatëdhjetë e tre familjeve u janë ndarë vendimet për kompenzim të dëmeve të tokave të tyre që u janë bërë nga vërshimet në vitin 2009. Menjëherë pas fatkeqësisë natyrore përfaqësues të Komunës së Sarajit dhe qeverisë së Maqedonisë dolën dhe evidentuan dëmet e shkakatuara të cilat më pas falë angazhimit të përfaqësuesve të komunës u arit që këtyrë banorëve tu sigurojnë kompenzim për dëmet e shkaktuara para dy viteve. Banorët e vendbanimeve të vershuara nuk nguruan ta shprehin kënaqësinë e tyre duke falenderuar publikisht komunën e Sarajit për angazhimin e saj në sigurimin dhe kompenzimin e mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara.Shuma e përgjithshme për zhdëmtimin e banorëve të vendbanimeve Shishovë, Gllumovë , Matkë dhe Arnaqi, arin 1, 9 milion denarë apo rreth 30 mijë euro.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}