Shënimi i 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shënimi i 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të shënimit të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të ambasadorit të Republikës së Sllovenisë, Shkëlqesia e tij Milan Predan, Kryetari Blerim Blerim Bexheti mori pjesë në mëngjesin tradicional slloveno-maqedonas.

Ngjarja u organizua nga Ambasada Sllovene në Shkup në bashkëpunim me Slow Food Maqedoni dhe qëllimi i ngjarjes ishte ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe përparësitë e ushqimit të prodhuar në vend, produkteve shtëpiake dhe të përpunuara, bletarisë, rëndësisë së mëngjesit dhe dietës së shëndetshme për fëmijët dhe të rriturit.