Filluan punimet për zhvillimin e turizmit të gjelbër në Matkë

Filluan punimet për zhvillimin e turizmit të gjelbër në Matkë
🏞️Kryetari i komunës z.Ilas Veseli bashë me stafin komunal dhe përfaqësuesin e ZIP Institutit z. Fexhri Selami, sot inspektuan fillimin e punimeve për zhvillimin e turizmit të gjelbër në Matkë.
🚲Shtegu i biçikletave do të lidhë Shishovën dhe Kanjonin e Matkës, duke ofruar një mundësi të re dhe të veçantë për të eksploruar këtë zonë natyrore të mrekullueshme. Ky shteg, i niveluar dhe i sinjalizuar mirë, do të shërbejë si një aset i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në rajon, duke krijuar një përvojë të këndshme për të gjithë vizitorët dhe duke nxitur aktivitetet në natyrë. Ky investim synon të forcojë ofertën turistike dhe të promovojë vlerat e turizmit të qëndrueshëm në Matkë.
👉Projekti është financuar nga Programi për bashkëpunim ndërkufitarë i Bashkimi Evropian në kuadër të projektit GreenTour, që po implementohet nga Komuna e Sarajit dhe ZIP Institute në bashkëpunim me Komunën e Lebanes.